Një skenë e pazakontë është shënuar pas mesnate në Prishtinë, ku një grua është përballur me një situatë shqetësuese, pasi ish-i dashuri i saj ka hyrë pa autorizim në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të datës 29 prill 2025, në rrugën “Sokol Sopi”, ku viktima, pas raportimit të disa shqetësimeve dhe pengesave në punë e në rrugë nga ish-partneri, është përballur me të në momentin kur ka shkuar në banesë.
I dyshuari kishte hyrë pa lejen e saj dhe të pronares së banesës.
Fatmirësisht, njësiti policor ka qenë afër vendngjarjes dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin në vend.
Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, është marrë vendimi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të tjera lidhur me këtë rast shqetësues.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!