Isa Mustafa ka vendosur përfundimisht që të kandidojë për kryetar të LDK-së, konfimohet për Sinjali.com.
Burime brenda kryesisë së LDK-së kanë bërë me dije se për Isa Mustafën është arritur konsensus i plotë.
“Me përkrahjen e plotë të kryesisë, Isa Mustafa vazhdon garën”, tha ky burim për Sinjalin.
Isa Mustafa ka udhëhequr për dy mandate rresht LDK-në dhe ky është mandati i tretë që ai po shpreh gatishmërinë për ta drejtuar LDK-në.
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mbahet nesër më 3 gusht, aty do të marrin pjesë 355 delegatë.
Ndryshe, Sinjali ka raportuar që nga dita e djeshme për vendimin e Isa Mustafës për ta drejtuar edhe për një mandat partinë.