image Ekskluzive: Instruktori i "Reload" kapet me armë në brez gjatë kontrollit në Prishtinë, thotë se po shkonte në poligon

Ekskluzive

Ekskluzive: Instruktori i “Reload” kapet me armë në brez gjatë kontrollit në Prishtinë, thotë se po shkonte në poligon

news image

Një person është ndaluar nga Policia në Prishtinë pasi është kapur me armë zjarri gjatë një kontrolli në trafik.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 09:00 në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, ku njësia e trafikut kishte ndalur një veturë dhe kishte vërejtur tek vozitësi një armë zjarri pa karikator në brez.

Gjatë kontrollit të mëtejmë, karikatori me 14 fishekë të kalibrit 9 mm është gjetur në pjesën e pasme të veturës.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Ramë Klinaku rreth 56-vjeç, është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të avokatit ka deklaruar se është instruktor i armëve të zjarrit në poligonin “Reload” dhe se ishte duke shkuar në punë, duke pretenduar se posedon leje për armën.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar.

Pas procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/