Një person i dënuar me burgim është arrestuar mëngjesin e 27 korrikut, pas realizimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Daim Reshat Bunjakun 44 vjeç..
Sipas informacioneve, arrestimi është kryer rreth orës 08:30 në Banesat Kolektive në fshatin Plemetin të Obiliqit, nga njësia për realizimin e urdhëresave, e asistuar nga njësitë policore të sektorit.
Burimet e Sinjalit mësojnë se ndaj Daim Bunjakut ishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosje”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burgim prej gjashtë muajsh.
Rasti ka të bëjë me realizimin e urdhëresës gjyqësore, ndërsa arrestimi u ekzekutua më 27 korrik 2026.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!