image Ekskluzive | Identifikohet dhe kapet i dyshuari për gjuajtjen me armë në Prishtinë – Policia ia gjen edhe armën “Zoraki”

Siguri

Ekskluzive | Identifikohet dhe kapet i dyshuari për gjuajtjen me armë në Prishtinë – Policia ia gjen edhe armën “Zoraki”

news image

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për të shtënat me armë që ndodhën pak ditë më parë në Prishtinë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti lidhet me incidentin e regjistruar më 6 maj 2026 rreth orës 22:50 në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, ku ishte raportuar për gjuajtje me armë.

Sipas informatave, më 7 maj rreth orës 23:20, njësia NJRSH ka ndaluar në rrugën “Ukshin Hoti” një veturë BMW X4 që dyshohej se lidhej me rastin.

Brenda veturës ndodheshin A. Tullari (28 vjeç) dhe L. Lubishtani (32 vjeç), ndërsa A. T. (28 vjeç) ka deklaruar para Policisë se kishte njohuri për personin që kishte shtënë me armë, si dhe për vendndodhjen e armës.

Pas informatave të marra, njësitë policore kanë ndërhyrë në lokacionin e treguar, ku kanë hasur të dyshuarin Shkëlqim Rexhepi (32 vjeç).

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar:

  • një armë e tipit “Zoraki”,
  • dy fishekë kalibri 9×19 mm,
  • dhe një karikator.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari e ka pranuar para hetuesve kryerjen e veprës.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe sekuestrimin e provave materiale.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar, Shkëlqim Rexhepi është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Vushtrri.

Ndërkohë, vetura BMW X4 është liruar me vendim të Prokurorit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/