Gazeta Sinjali sjell detaje të reja lidhur me arrestimin e Bleron Mejzinollit, 21 vjeçar nga fshati Shalë i Lipjanit, i cili është ndaluar pasditen e sotme në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata në Lipjan, për vuajtjen e një dënimi me burg prej 5 vitesh.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Mejzinolli është një nga personat e përfshirë në një grup kriminal që në vitin 2022 ishte arrestuar nën dyshimet për disa grabitje dhe tentativa grabitjeje, kryesisht ndaj pompave të derivateve në komunat e Lipjanit dhe Drenasit.
Rasti kishte ndodhur më 7 shtator 2022, në pikën e karburanteve “Menar Petrol” në fshatin Poturofc, ku bashkë me disa të dyshuar të tjerë – përfshirë Lorik Drenicën, Zenel Amrullahun, Valmir Shalën, Fatlum Shamollin, Endrit Shalën, Argjend Ademin dhe Mehdi Drenicën – dyshohej se kishin tentuar grabitjen nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe në posedim kishin substanca narkotike.
Gjatë bastisjeve të asaj kohe në tri lokacione në fshatin Shalë ishin sekuestruar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë TT, municion, si dhe 30 paketime të vogla me marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave gjyqësore, Bleron Mejzinolli është dënuar me 5 vite burgim, dhe sot është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!