image Ekskluzive: I riu nga Istogu ekspozon armë ndaj të dashurës – arrestohet dhe i gjendet arma në shtëpi

Ekskluzive

Ekskluzive: I riu nga Istogu ekspozon armë ndaj të dashurës – arrestohet dhe i gjendet arma në shtëpi

news image

Një rast shqetësues është raportuar pasditen e 17 majit në fshatin Banjë të Istogut, ku një e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një mosmarrëveshjeje me të dashurin e saj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima, L.Z, 20 vjeçare, ka raportuar se gjatë një konflikti verbal me të dyshuarin Ermal Zeneli, 21 vjeçar, ky i fundit ka ekspozuar një armë ndaj saj, duke e kërcënuar.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë, duke i shoqëruar të dy në stacion për intervistim. I dyshuari ka mohuar posedimin e armës, por me urdhër të Prokurorit kujdestar, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar provat përkatëse që e lidhin me rastin.

Pas veprimeve hetimore, ndaj Zenelit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe ai është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit. Hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/