Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mëngjes në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, i plagosuri dhe i dyshuari në këtë rast janë nga familja Berisha, ndërsa akoma nuk dihet lidhja e saktë familjare.
Personi që u qëllua me armë zjarri po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë përkatëse policore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.