image Ekskluzive | I dërgoi mesazhe dhe video kërcënuese policit në WhatsApp, arrestohet 44-vjeçari në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive | I dërgoi mesazhe dhe video kërcënuese policit në WhatsApp, arrestohet 44-vjeçari në Prizren

news image

Një zyrtar policor në Prizren është bërë cak i kanosjeve përmes aplikacionit WhatsApp, ku ka pranuar mesazhe dhe video me përmbajtje kërcënuese, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 20:05, derisa zyrtari policor ndodhej në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve, menjëherë pas pranimit të denoncimit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë arritur ta identifikojnë si të dyshuar Hajzer Thaqin, rreth 44-vjeçar, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë hetimeve fillestare, dyshohet se kanosjet ndaj zyrtarit policor lidhen me një rast penal që ishte trajtuar më herët nga vetë hetuesi, çka po hetohet si motiv i mundshëm i veprës.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurores kujdestare janë siguruar provat relevante, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Me aktvendim të Prokurorisë, 44-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/