image Ekskluzive | I dënuari për “Mospërfillje të Gjykatës” kapet në Fushë Kosovë, dërgohet në burg për 60 ditë

Ekskluzive

Ekskluzive | I dënuari për “Mospërfillje të Gjykatës” kapet në Fushë Kosovë, dërgohet në burg për 60 ditë

news image

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Edmond (Nusret) Tërnavën.

Sipas informacioneve, arrestimi është kryer rreth orës 19:50 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, pasi gjatë verifikimit në sistemin policor rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.

Ai kërkohej për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

Pas arrestimit, Edmond Tërnava është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do të vuajë 60 ditë burgim, në bazë të urdhrit të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/