image Ekskluzive: I dënuar me 4 muaj burgim për kanosje, ky është personi që u arrestua nga Policia në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: I dënuar me 4 muaj burgim për kanosje, ky është personi që u arrestua nga Policia në Prishtinë

news image

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, Policia në Prishtinë e ka arrestuar një person, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Flamur Mehanin, i cili u arrestua në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

I njëjti u ndalua dhe pas verifikimit, rezultoi se po kërkohej nga gjykata, pasi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 4 muaj burgim për një rast të mëhershëm.

Mehani ishte dënuar për veprën penale “Kanosje”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/