I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për shitblerje të drogës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se personi i arrestuar është Amir Xhemshiti, rreth 36-vjeçar.
Xhemshiti u ndalua dhe u prangos në rrugën “Afrim Loxha” në kryeqytet.
Ai ishte dënuar me 1 vjet burgim pasi akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.