image Ekskluzive: Hudhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut

Drejtësi

Ekskluzive: Hudhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aktvendim është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati Behar Ejupi, i cili mbron të akuzuarin Zejnullah Rexhepi.

Liburn Aliu akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Me këtë aktvendim, nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar janë liruar edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha – Parteshi, të cilët po ashtu asokohe ishin zyrtarë në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i trupit gjykues ka pushuar procedurën penale për shkak se ka vlerësuar se ka mungesë të provave, të cilat do të bazonin dyshimin se të akuzuarit kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare./Gazeta Sinjali/