image Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Deçan – futen në shtëpi dhe vjedhin armën me leje e 300 euro

Ekskluzive

Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Deçan – futen në shtëpi dhe vjedhin armën me leje e 300 euro

news image

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë ka alarmuar banorët e Deçanit, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri me leje dhe para të gatshme, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i shtëpisë është A. Ll rreth 67-vjeça, ndërsa arma e vjedhur është në pronësi të djalit të tij, A. Ll, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 21:45, në fshatin Dubravë të Deçanit.

Kur u kthye në shtëpi, A. Ll, vërejti se dritarja e katit të parë ishte hapur me forcë. Pas kontrollit të brendshëm, ai konstatoi se nga dhoma e djalit ishin vjedhur një armë zjarri me leje valide dhe 300 euro para të gatshme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

Deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e armës së vjedhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/