image Ekskluzive | Hajnat në Gjilan "avullojnë" Mercedesin nga oborri, bashkë me 5 mijë euro para në çantë

Ekskluzive

Ekskluzive | Hajnat në Gjilan “avullojnë” Mercedesin nga oborri, bashkë me 5 mijë euro para në çantë

news image

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Gjilan, ku cak i hajdutëve ka qenë një veturë luksoze e parkuar në oborrin e një shtëpie.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se G. Sh., rreth 38-vjeçar ka njoftuar Policinë se kur ka dalë nga shtëpia rreth orës 00:45, ka vërejtur se vetura e tij nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë të parkuar.

Sipas denoncimit, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në oborr dhe kanë vjedhur veturën e tipit Mercedes, me targa 06-164-HC, e cila sipas pronarit ka vlerë prej 22 deri në 25 mijë euro.

Por dëmi nuk përfundon me kaq.

Sinjali mëson se brenda automjetit ndodheshin edhe 5 mijë euro para të gatshme, të cilat ishin të vendosura në një çantë dore dhe janë marrë bashkë me veturën.

Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga njësitë kompetente.

Kur doli në oborr, Mercedesi kishte humbur pa gjurmë. Bashkë me të, edhe mijëra euro që pronari i kishte lënë brenda veturës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/