image Ekskluzive: Gruaja nga Lipjani denoncon se u dhunua seksualisht nën kërcënimin e thikës

Siguri

Ekskluzive: Gruaja nga Lipjani denoncon se u dhunua seksualisht nën kërcënimin e thikës

news image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 majit në Lipjan. Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nën kërcënimin e një thike, mëson Sinjali nga burimet e veta brenda hetuesisë.

Sipas kallëzimit të viktimës, ngjarja ka ndodhur me 27 maj,  rreth orës 05:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Lipjan, ku ajo pretendon se është sulmuar nga A.S., i cili dyshohet se ka kryer aktin e dhunës në prani të bashkëjetuesit të saj Xh.Z., i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas raportimit, rasti është trajtuar nga njësia rajonale e hetimeve, e cila ka ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale, duke intervistuar të dyshuarin dhe duke dërguar viktimën për ekzaminim gjinekologjik. Pas kësaj, në rast është përfshirë edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka udhëhequr procedurën.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa përkundër natyrës së rëndë të kallëzimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë ende në fazë fillestare, ndërsa organet e drejtësisë pritet të përcaktojnë me saktësi përgjegjësinë penale dhe të gjitha rrethanat që rrethojnë këtë ngjarje të rëndë.

Sinjali do të vijojë të raportojë për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/