image Ekskluzive: Gruaja në Mushtisht kërkon ndihmën e Policisë – Burri i saj e sulmon fizikisht dhe mban armë pa leje, përfundon në ndalim 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive: Gruaja në Mushtisht kërkon ndihmën e Policisë – Burri i saj e sulmon fizikisht dhe mban armë pa leje, përfundon në ndalim 48 orë

news image

Një rast i rëndë i dhunës në familje i shoqëruar me mbajtje të armëve pa leje është regjistruar sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një sulmi fizik nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, më 07.06.2025, rreth orës 11:00, H. B., 49 vjeçare ka njoftuar autoritetet përmes një telefonate, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri i saj, K. B., 52 vjeçar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Suharekës, për shkak të lëndimeve të marra nga sulmi.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pa leje, përkatësisht: Një armë e gjatë gjysmë-automatike; Një pistoletë.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: “Sulm fizik në kuadër të dhunës në familje”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Hetimet po vazhdojnë ndërsa Gazeta Sinjali do të qëndrojë pranë zhvillimeve të këtij rasti me ndjeshmëri të lartë sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/