image Ekskluzive: Grabitje në marketin "Expres Store" në Prishtinë – I dyshuari sulmon arkataren dhe i merr para nga arka, largohet me vrap

Ekskluzive

Ekskluzive: Grabitje në marketin “Expres Store” në Prishtinë – I dyshuari sulmon arkataren dhe i merr para nga arka, largohet me vrap

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar për një rast grabitjeje që dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga marketet në lagjen Dardania të Prishtinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime brenda marketit,sot rreth orës 08:10, një person mashkull ka hyrë në marketin “Expres Store” ku dyshohet se pas një konfrontimi verbal e fizik, ka shtyrë me forcë arkataren dhe ka arritur të marrë një shumë parash nga arka.

I dyshuari është përshkruar si person me kapelë sportive në kokë, i veshur me maicë të gjelbër dhe me tatuazhe në të dy krahët. Pas marrjes së parave, ai është larguar me vrap nga marketi.

Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë armë apo mjet i rrezikshëm gjatë incidentit, por pamjet e kamerave do ta vërtetojnë këtë.

Sipas të njëjtave burime, Policia akoma nuk kishte arritur në vendin e ngjarjes edhe pse stafi thotë se është njoftuar.

Gazeta Sinjali është në pritje të informacioneve zyrtare dhe do të publikojë detajet shtesë sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/