image Ekskluzive: Aksion i Gjykatës Speciale, fillojnë bastisjet në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Aksion i Gjykatës Speciale, fillojnë bastisjet në Prishtinë

news image

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sinjali mëson se rasti lidhet me procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/