image Ekskluzive: Gjendet pa shenja jete në shtëpi – Kjo është gruaja që jetonte e vetme në Leposaviq

Ekskluzive

Ekskluzive: Gjendet pa shenja jete në shtëpi – Kjo është gruaja që jetonte e vetme në Leposaviq

news image

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Olga Markovic, rreth 76-vjçare, e cila jetonte e vetme, pasi familjarët e saj gjendeshin në Serbi. Pasditën e sotme, rreth orës 13:45, njësia e ndihmës së parë kishte shkuar për ta vizituar, pasi ajo kishte qenë nën trajtim mjekësor, por dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte përgjigje.

Pas kërkesës për asistim, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e patrullës dhe hetuesi, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe brenda në një dhomë, e shtrirë në shtrat, është gjetur viktima pa shenja jete. Mjeku që ndodhej në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Menjëherë janë njoftuar njësia e hetimeve rajonale dhe ekipi i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer ekzaminimin preliminar në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën trajtim nga autoritetet. Sinjali do të ju mbajë të informuar me të gjitha detajet që do të dalin nga hetimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/