image Ekskluzive: Gjendet djali i mitur që u raportua i zhdukur në Lipjan – Kishte qëndruar te shokët për disa ditë

Siguri

Ekskluzive: Gjendet djali i mitur që u raportua i zhdukur në Lipjan – Kishte qëndruar te shokët për disa ditë

news image

Djali i mitur për të cilin ishte raportuar zhdukja në Lipjan është kthyer i sigurt në shtëpi, disa ditë pas largimit. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i mituri O.B., 16 vjeçar ishte larguar më 27 maj, ndërsa ishte gjetur më 1 qershor, pasi kishte qëndruar për disa ditë tek shokët e tij në qytet.

Rasti ishte paraqitur më 29 maj, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Lipjan, nga babai i të miturit, Fitim Bublica, i cili kishte deklaruar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia me veturën familjare dhe nuk kishte më kontakt me të që nga ajo ditë. Sipas tij, i mituri e kishte bërë një veprim të ngjashëm edhe më herët, por atëherë ishte kthyer pas katër ditësh.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 05.06.2025, babai ka dhënë një deklaratë shtesë në Polici, ku ka njoftuar se djali është kthyer më 01.06.2025, ndërsa sipas vetë të miturit, gjatë gjithë kohës kishte qëndruar tek disa shokë të tij në Lipjan.

Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet për trajtim në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sinjali do të vazhdojë të raportojë për rastet që prekin fëmijët dhe sigurinë familjare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/