image Ekskluzive: Futet në listë të zezë “Med Plus” për mashtrim në tender pas denoncimit të MSH-së

Shëndetësi

Ekskluzive: Futet në listë të zezë “Med Plus” për mashtrim në tender pas denoncimit të MSH-së

news image

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që ta aprovojë si të bazuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurimin publik, operatorin ekonomik “Med Plus SH.P.K” për shkak të mashtrimit dhe falsifikimit, në tenderin për furnizim me material shpenzues medicinal nga LE, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar vendimin e Panelit të OSHP-së, ku thuhet se kompania në fjalë diskualifikohet për një periudhë kohore prej 6 muajsh, duke filluar nga sot.

Ministria e Shëndetësisë pretendon se OE Med Plus & Radix Pharm, si pjesëmarrës në këtë tender, ka mashtruar/falsifikuar se certifikata ISO e lëshuar për prodhuesin Forlong Medical Co, Ltd China dhe e dorëzuar në ofertë te OE Med Plus & Radix Pharm, ka validitet deri më 18 tetor të këtij viti, por që ka dalë se ka validitet tjetër.

‘Certifikata e publikuar në web faqe ka validitet deri më 18.10.2022” – thuhet në vendim.

Ky operator ekonomik kishe kërkuar nga OSHP që të refuzohet kërkesa e MSH-së për marrjen e masave, duke u arsyetuar se nuk e ka modifikuar certifikatën ISO dhe e njëjta është dorëzuar ashtu siç është dërguar te kjo kompani.

Megjithatë, Paneli e ka vendosur në listë të zezë për 6 muaj këtë operator ekonomik, pasi “në rastin konkret, ka vepruar në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 99 të LPP-së”.

/GazetaSinjali/