Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë paraditen e sotme në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku po zhvillohet një aksion policor.
Në vendngjarje janë angazhuar pjesëtarë të Njësive Speciale, hetues policorë dhe zyrtarë të tjerë të rendit, ndërsa sipas pamjeve nga terreni po kryhen bastisje në të paktën një lokacion.
Ende nuk dihet se me cilin rast lidhet operacioni dhe as nëse ka persona të arrestuar deri në këtë fazë.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacion zyrtar nga Policia e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar sapo të publikohen detaje shtesë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!