image Ekskluzive: Flet për Sinjalin djali i Xhafer Istrefaj: Babai im hyri për t'i ndarë

Ekskluzive

Ekskluzive: Flet për Sinjalin djali i Xhafer Istrefaj: Babai im hyri për t’i ndarë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për një përleshje fizike mes disa personave në Strellc të Deçanit, ku pas përleshjes një person i ka goditur me veturë dy persona të tjerë.

Për Sinjalin ka folur, djali i Xhafer Istrefaj, Edonis Istrefaj duke treguar se babai i tij nuk ka qenë cak i Kujtim Alimusaj, por ka qenë Qerim Istrefaj, në këtë rast xhaxhai i tij.

“Kujtim Alimusaj kishte fjalosje me Qerim Istrefaj, ndërsa Xhafer Istrefaj ka rastis aty, edhe ka fillu me i nda, pasi kanë dalë jashtë lokalit ku janë përleshur, Kujtim Alimusaj ka tentu me i shkel me veturë, edhe në këtë mënyrë, Qerimi edhe Xhaferi janë goditur nga Kujtimi”.

“Xhaferi ka marrë lëndime më të lehta dhe Qerimi është në gjendje me të rëndë”, tha ai për Sinjalin.

Kjo vepër është konsideruar si “Vrasje në tentativë“.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/