image Ekskluzive | Flet për Sinjalin avokati Kadolli pas shpërthimit në Prizren: S'dyshoj te askush, kush ka menduar të më frikësojë, më ka forcuar

Siguri

Ekskluzive | Flet për Sinjalin avokati Kadolli pas shpërthimit në Prizren: S’dyshoj te askush, kush ka menduar të më frikësojë, më ka forcuar

news image

Prizreni vazhdon të jetë i tronditur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së avokatit Betim Kadolli, ngjarje që shkaktoi dëme materiale dhe alarmoi banorët e lagjes.

Pas raportimit të rastit, avokati Kadolli ka folur ekskluzivisht për Sinjalin, duke dhënë versionin e tij për atë që ndodhi dhe duke theksuar se nuk ka dyshime konkrete për ndonjë person.

“Shpërthimi ka ndodh në kufi me shtëpinë time. Më është dëmtuar një makinë që e kam pas afër. Nuk dyshoj në askënd, nuk kam të keqe me kërkënd, punoj si avokat”, deklaroi ai.

Kadolli u shpreh se ngjarja nuk do ta zmbrapsë nga ushtrimi i profesionit të tij, përkundrazi, sipas tij, kushdo që ka menduar ta frikësojë ka arritur efektin e kundërt.

“Kush do që ka mendu se më frikëson dhe ma ndalon punën time, veç më ka forcu. Nëse e ka dikush me mu, kjo nuk do të më ndalë”, tha ai për Sinjalin.

Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për autorët apo motivin e shpërthimit. Sipas të dhënave të deritanishme, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

/GazetaSinjali/