image Ekskluzive: Festa u shndërrua në shesh për të shtëna – Ky është i riu që gjuajti me armë në lagjen “Musli Celiku” në Ferizaj

Ekskluzive

Ekskluzive: Festa u shndërrua në shesh për të shtëna – Ky është i riu që gjuajti me armë në lagjen “Musli Celiku” në Ferizaj

news image

Një tjetër rast i përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare ka alarmuar Policinë në Ferizaj – këtë herë në mes të një lagjeje të banuar.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se sot, rreth orës 16:35, në rrugën “Musli Celiku” në Ferizaj është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë reaguese dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë identifikuar si të dyshuar kryesor një 21-vjeçar – Arlend Bajramin.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz gjatë një feste në shtëpinë e tij, dhe arma që kishte përdorur ishte një pistoletë e llojit “Eklon-Special”, kalibër 9 mm.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar gjithsej 13 gëzhoja, ndërsa arma është konfiskuar pasi i riu nuk posedonte leje përkatëse.

Pas intervistimit nga njësia e hetimeve në prani të forenzikës, Bajrami ka deklaruar se arma ishte në pronësi të tij dhe se kishte gjuajtur “për festë”.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/