image Ekskluzive | E sulmuan tre persona në Prishtinë, 23-vjeçari pëson lëndime në sy – njëri në ndalim, tjetri në kërkim

Ekskluzive

Ekskluzive | E sulmuan tre persona në Prishtinë, 23-vjeçari pëson lëndime në sy – njëri në ndalim, tjetri në kërkim

news image

Një 23-vjeçar ka përfunduar me lëndime në sy pas një sulmi të ndodhur në Prishtinë, ndërsa Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit dhe është vënë në kërkim të një tjetri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të 9 korrikut, rreth orës 00:55, kur viktima E.L. rreth 22-vjeçar ka raportuar se ishte fyer fillimisht nga tre persona dhe më pas ishte sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në sy dhe ka marrë trajtim mjekësor. Menjëherë pas raportimit, hetuesit kanë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve të dyshuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka arrestuar Diart Ballovcin, rreth 27-vjeçar, i cili pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Ndërkohë, është identifikuar edhe i dyshuari tjetër, Artin Morina, rreth 26-vjeçar, i cili nuk është kapur ende dhe është shpallur në kërkim policor.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në sulm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/