image Ekskluzive | E shfrytëzoi momentin kur punëtori u largua nga arka – arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 220 eurove në Zveçan

Ekskluzive

Ekskluzive | E shfrytëzoi momentin kur punëtori u largua nga arka – arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 220 eurove në Zveçan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e parave nga një lokal në Zveçan, ngjarje që kishte ndodhur më 24 korrik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Bajram Morva rreth 34-vjeçar, ndërsa viktimë në këtë rast është V. Ll rreth 33-vjeçar

Sipas informacioneve, i dyshuari kishte shfrytëzuar momentin kur punëtori i lokalit nuk ndodhej pranë arkës, kishte hyrë brenda dhe kishte marrë 220 euro, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Pas raportimit të rastit, njësia e hetimeve kishte dalë në vendngjarje dhe kishte nisur veprimet për identifikimin e autorit.

Burimet bëjnë të ditur se më 25 korrik, rreth orës 14:30, Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë Bajram Morvën.

Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për veprën penale “Vjedhje” janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/