image Ekskluzive | E rëndë në Prishtinë: Shtetasja kolumbiane grabitet dhe theret me thikë në hyrje të banesës

Siguri

Ekskluzive | E rëndë në Prishtinë: Shtetasja kolumbiane grabitet dhe theret me thikë në hyrje të banesës

news image

Një shtetase e Kolumbisë ka mbetur e plagosur pas një grabitjeje të armatosur që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është E.V.E.E, rreth 21-vjeçare, e cila ishte duke hyrë në objektin ku banonte, kur u ndalua nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas deklarimit të saj, fillimisht i dyshuari i ka kërkuar t’ia dorëzonte sendet me vlerë që kishte me vete. Në momentin kur ajo ka tentuar të largohej, ai e ka kërcënuar me thikë, i ka marrë 200 euro dhe telefonin celular.

Gjatë grabitjes, viktima ka pësuar plagë nga mjeti i mprehtë në krahun e majtë dhe këmbën e majtë, ndërsa autori është larguar në drejtim të panjohur.

E reja është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në gjendje stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa Policia është në kërkim të autorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/