image Ekskluzive: E mori veturën pa leje dhe u kap me mjetet e “zanatit” në xhep – dërgohet në ndalim i riu nga Shtimja

Siguri

Ekskluzive: E mori veturën pa leje dhe u kap me mjetet e “zanatit” në xhep – dërgohet në ndalim i riu nga Shtimja

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht për një rast të pazakontë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtime, ku një i ri me histori të përsëritur të veprimeve të paligjshme u kap duke lëvizur me një veturë që nuk ishte e tij.

Bëhet fjalë për Shqiprim Llugaxhiun, 25-vjeçar i cili, sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se ka marrë pa leje një veturë të tipit “Fiat” ngjyrë të bardhë, që rezultoi të jetë në pronësi të B.T (2001).

Vetura kishte targa 05-476-GK dhe ishte raportuar si e marrë në mënyrë të paautorizuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime, rreth orës 02:00 të mëngjesit të 26 majit 2025.

Policia kishte nisur kërkimin për të dyshuarin pasi kishte marrë informacion se ai po qarkullonte me një automjet “Pick-up” të bardhë, ndërkohë që njihej si person me të meta mendore dhe recidivist i marrjes së veturave.

Rreth orës 02:30, Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin në QKMF-Shtime, bashkë me veturën që dyshohet ta ketë marrë pa leje. Gjatë kontrollit trupor, tek ai janë gjetur mjete që shërbejnë për hapjen e veturave, përkatësisht një skalper, një kaçavidë dhe një palë dana.

Pronari i veturës ka deklaruar se automjeti i tij ishte marrë pa dijeninë dhe lejen e tij.

Me urdhër të Prokurorit dhe pas intervistimit në prani të avokatit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Sinjali edhe para dy ditësh raportoi se si Shqiprim Llugaxhiu, 25-vjeçar kishte vjedhur një veturë nga oborri i një shtëpie gjatë natës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/