image Ekskluzive | E morën me veturë nga një pompë derivatesh, 53-vjeçari përfundon i rrahur në një fshat të Leposaviqit

Siguri

Ekskluzive | E morën me veturë nga një pompë derivatesh, 53-vjeçari përfundon i rrahur në një fshat të Leposaviqit

news image

Një 53-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person ende i paidentifikuar, pas një ngjarjeje të pazakontë që nisi në një pompë derivatesh dhe përfundoi me grushte në fytyrë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është R.K, rreth 53-vjeçar, i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Leposaviq për të denoncuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit, derisa po priste transport në një pompë derivatesh në Leshak.

Në ato momente, sipas tij, kishte ardhur Jovan Vukojević bashkë me dy persona të tjerë dhe ai ishte nisur me ta me veturë.

Sinjali mëson se grupi më pas kishte shkuar në fshatin Graniçanë, ku viktima kishte hyrë në një shtëpi për të biseduar. Pikërisht aty, sipas denoncimit, njëri nga personat që ndodhej me Jovanin kishte filluar ta godiste me grushte në fytyrë.

Si pasojë e sulmit, 53-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërkohë, Jovan Vukojević do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit që dyshohet se kreu sulmin.

Nga një pompë derivatesh në Leshak deri në një shtëpi në Graniçanë. Udhëtimi i natës për 53-vjeçarin përfundoi me grushte dhe hetime policore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/