Një ngjarje e rëndë me elemente të rënda penale ka tronditur opinionin publik.
Burime të Sinjalit konfirmojnë se si rezultat i një hetimi intensiv të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një të dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture, e cila paraprakisht ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj në Stacionin Policor të Gjilanit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në datat 12-13 maj 2025 në Prishtinë.
I dyshuari, me inicialet R. K., 28-vjeçar është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore në qytetin e Lipjanit dhe më pas është shoqëruar për intervistim në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjilan.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetimet për këtë rast të ndjeshëm janë duke vazhduar.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!