image Ekskluzive | E la të parkuar afër “Flamurtarit”, pas disa ditësh u zhduk pa gjurmë – Prishtinases i vidhet skuteri 1,400 eurosh

Siguri

Ekskluzive | E la të parkuar afër “Flamurtarit”, pas disa ditësh u zhduk pa gjurmë – Prishtinases i vidhet skuteri 1,400 eurosh

news image

Një rast vjedhjeje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka mbetur pa motoçikletën e saj pasi e kishte lënë të parkuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, afër Parkingut të Flamurtarit, ku pronarja kishte parkuar skuterin e saj më 13 maj.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një motoçikletë (skuter) të prodhimit kinez, model i vitit 2025, me vlerë rreth 1,400 euro.

Sipas deklarimit të saj, ajo fillimisht kishte dyshuar se mjeti mund të ishte larguar ose konfiskuar nga autoritetet kompetente, prandaj nuk e kishte raportuar menjëherë rastin. Megjithatë, pasi ka kuptuar se skuteri nuk ndodhej në asnjë institucion dhe nuk ishte konfiskuar, ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Rasti është paraqitur më 3 qershor në Stacionin Policor, ndërsa hetuesit kanë nisur veprimet për identifikimin e personit apo personave që qëndrojnë pas vjedhjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e mjetit të vjedhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/