image Ekskluzive | E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, 20-vjeçari përfundon në ndalim

Ekskluzive

Ekskluzive | E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, 20-vjeçari përfundon në ndalim

news image

Një 27-vjeçare ka përfunduar në spital pasi dyshohet se u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj me një shufër metalike në Mitrovicë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të 10 korrikut, rreth orës 02:20, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicë.

Siç mëson Sinjali, viktima, M. B. rreth 27-vjeçare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, Gani Rexhepi rreth 20-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur me një shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime në kokë, qafë, duar, këmbë dhe shpinë, për çka ka kërkuar dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/