Një person ka humbur jetën sonte në Gjakovë në rrethana tragjike, ndërsa sipas informacioneve të para, motivi i ngjarjes dyshohet të lidhet me një konflikt paraprak mes fëmijëve, i cili më pas ka eskaluar mes të rriturve.
Në Spitalin Rajonal të Gjakovës janë parë forca të shumta policore, teksa autoritetet po merren me zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave që çuan deri te ngjarja fatale.
Hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka një version zyrtar për motivin apo rrjedhën e saktë të ngjarjes.
Lajmi në përditësim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!