image Ekskluzive | Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës – 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive | Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës – 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Prishtinë

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën në orët e vona të së dielës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një objekti banesor, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj po hetohen nga autoritetet, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Gresa Kryeziu (45-vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 20 korrik, rreth orës 23:00, në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, pasi familjarët kishin ngritur shqetësimin se 45-vjeçarja ishte mbyllur në banesën e saj dhe nuk po përgjigjej prej një kohe.

Nga informacionet e para, viktima dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe ishte nën përdorimin e barnave antidepresive.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se, bazuar në këqyrjen fillestare, dyshohet se viktima është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e shtatë, duke përfunduar në parkun prapa objektit banesor.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Hetuesit policorë, së bashku me krimteknikën, kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/