image Ekskluzive | Dyshohet për një shtetas të huaj të mbytur në Batllavë

Siguri

Ekskluzive | Dyshohet për një shtetas të huaj të mbytur në Batllavë

news image

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit.

Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personat përgjegjës për ndërhyrje në raste të tilla.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e personit, ndërsa po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për identitetin e personit apo konfirmim përfundimtar për gjendjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/