Një ndërhyrje policore për një rast të dyshuar të dhunës në familje ka përfunduar me sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe arrestimin e dy vëllezërve në Prishtinë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10, në rrugën “Hasan Jashari”, pasi Policia u njoftua nga një kalimtare se në një banesë dyshohej për dhunë në familje.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur G. Ahmetin, 31 vjeç, dhe G. Ahmetin, 31 vjeç, vëllezër, të cilët dyshohet se po godisnin njëri-tjetrin.
Sipas burimeve, gjatë ndërhyrjes, të dy kanë refuzuar t’u binden urdhrave policorë dhe kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, duke i goditur me grushte dhe shqelma.
Për të vënë situatën nën kontroll, policët janë detyruar të përdorin sprejin zyrtar, pas së cilës dy vëllezërit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Si të dyshuarit, ashtu edhe dy zyrtarët policorë të sulmuar, kanë marrë trajtim mjekësor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!