image Ekskluzive | Dy shtetas shqiptarë ndalohen me taksi në Prishtinë, pasagjerit i gjenden marihuanë dhe kokainë

Ekskluzive

Ekskluzive | Dy shtetas shqiptarë ndalohen me taksi në Prishtinë, pasagjerit i gjenden marihuanë dhe kokainë

news image

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka çuar në zbulimin e lëndëve narkotike te një shtetas shqiptar, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Serkan Halilaj, 34 vjeçar, shtetas i Shqipërisë.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:30, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, ku njësitë policore ndaluan për kontroll një veturë taksi.

Automjeti drejtohej nga Elidjan Kaza, 36 vjeçar, po ashtu shtetas i Shqipërisë, ndërsa si pasagjer ndodhej Serkan Halilaj.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri policët gjetën dhe sekuestruan rreth 7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe dy qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë bërë sekuestrimin e lëndëve narkotike si prova materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Serkan Halilajt është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/