image Ekskluzive | Droga s’ka të ndalur: Policia ndal Audin në Prishtinë, dy të rinj kapen me marihuanë dhe përfundojnë në mbajtje

Siguri

Ekskluzive | Droga s’ka të ndalur: Policia ndal Audin në Prishtinë, dy të rinj kapen me marihuanë dhe përfundojnë në mbajtje

news image

Droga vazhdon të qarkullojë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kontrollet policore po zbulojnë raste të reja pothuajse çdo ditë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy të rinj kanë përfunduar në mbajtje pasi janë kapur me substanca narkotike gjatë një kontrolli rutinor të Policisë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Sipas burimeve, njësitet policore kanë ndaluar një veturë Audi, ku ndodheshin Leon Gashi, rreth 20-vjeçar dhe Enis Kamberi, rreth 21-vjeçar.

Gjatë kontrollit, tek Gashi është gjetur një qese me substancë të dyshuar si marihuanë me peshë rreth 3.1 gramë, ndërsa tek Kamberi një cigare me substancë narkotike dhe një qese tjetër me marihuanë me peshë rreth 1.9 gramë.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/