Aksionet kundër narkotikëve po vazhdojnë në gjithë vendin, por droga duket se nuk ka të ndalur.
Një tjetër rast është zbuluar mbrëmjen e së hënës në magjistralen Gjilan–Prishtinë, ku hetuesit policorë kanë ndaluar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:05, te zona e njohur si “Pishat” në fshatin Pasjak të Novobërdës, gjatë realizimit të planit operativ “Luftimi i Narkotikëve – Prilli 2026”.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit ndaj Egzon Zeqirit, rreth 29-vjeçar, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 13.55 gramësh.
Substanca është testuar në vendngjarje dhe ka rezultuar pozitivisht në testin fushor.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!