image Ekskluzive: Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan

Siguri

Ekskluzive: Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan

news image

Mbrëmjen e 5 gushtit, Lipjani u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në një nga kafenetë e qytetit. 22-vjeçari Dardan Gashi u vra me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Kurse të dyshuarit, Muhamet Gashi dhe Gazmend Selimi, ishin arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda Prokurorisë se gjatë ditës së sotme në Polici është paraqitur i dyshuari, Gazmend Selimi.

Selimi është intervistuar nga hetuesit policorë e më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa pritet që brenda afatit ligjor të bëhet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ndërsa i dyshuari tjetër, Muhamet Gashi, që dyshohet se ka nxjerrë armën që e mbante me vete dhe ka shtënë në drejtim të viktimave, vazhdon të jetë në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/