image Ekskluzive: Doli nga lokali dhe shtiu me armë në ajër – I riu nga Gjakova përfundon në mbajtje (EMRI)

Ekskluzive

Ekskluzive: Doli nga lokali dhe shtiu me armë në ajër – I riu nga Gjakova përfundon në mbajtje (EMRI)

news image

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të së hënës në qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka shtënë disa herë me armë pas daljes nga një lokal nate.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 21 korrik 2025, rreth orës 00:00, është raportuar një rast “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, që ka ndodhur në rrugën “Anton Santori” në Gjakovë, në afërsi të lokalit “Sun Park”.

Sipas deklarimeve, i dyshuari K.Gj., rreth 24-vjeçar, pas daljes nga lokali, hipi në veturën “Vë Golf 8” dhe shtiu disa herë me armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë publike.

Pas një pune hetimore të zhvilluar nga njësitet e Policisë, i dyshuari është identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe më 22 korrik 2025 është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë për intervistim.

Gjatë deklarimit, i dyshuari ka thënë se nuk mban mend asgjë nga nata e incidentit, por ka pranuar se ka pasur me vete një armë zjarri të tipit “Zastava”, të cilën e ka dorëzuar bashkë me 3 fishekë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet janë në vijim për të përcaktuar rrethanat dhe pasojat e saktë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/