image Ekskluzive | “Do t’ju vras”, kërcënon dy policë në Suharekë – 29-vjeçari i dehur shoqërohet në stacion

Ekskluzive

Ekskluzive | “Do t’ju vras”, kërcënon dy policë në Suharekë – 29-vjeçari i dehur shoqërohet në stacion

news image

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje dy zyrtarë policorë gjatë një incidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në Suharekë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A.T, rreth 29-vjeçar, për të cilin Policia ishte njoftuar rreth orës 07:20 për një mosmarrëveshje në parkingun “Xoni”.

Sipas burimeve, i dyshuari po tentonte ta tërhiqte automjetin në mënyrë të njëanshme nga parkingu, por pasi zyrtarët policorë e njoftuan se duhej t’u përmbahej procedurave ligjore, ai u bë agresiv dhe refuzoi t’i bindet urdhrave.

Për shkak të sjelljes së tij, policët e shoqëruan në Stacionin Policor në Suharekë, ku, sipas burimeve, ai vazhdoi t’i kanoste dy zyrtarët policorë duke u thënë se do t’i vriste.

Gjatë testimit, i dyshuari rezultoi nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promil.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, A.T është mbajtur për gjashtë orë në Stacionin Policor, ndërsa pas intervistimit do të merret vendimi lidhur me procedurat e mëtejshme penale.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/