image Ekskluzive: Dënohet me tetë vjet burgim Endrit Hajdari i cili akuzohej për dhunimin seksual të 8-vjeçarit në Prizren

Drejtësi

Ekskluzive: Dënohet me tetë vjet burgim Endrit Hajdari i cili akuzohej për dhunimin seksual të 8-vjeçarit në Prizren

news image

Endrit Hajdari, rreth 20 vjeçar, është dënuar me burgim efektiv për shkak se vitin e kaluar e kishte dhunuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar, në fshatin Malësi e Re në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Hajdari është dënuar me tetë vjet burgim efektiv nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kjo e fundit është pyetur nga Gazeta Sinjali, por ende nuk i ka dhënë detajet e vendimit për dënimin e Endrit Hajdarit.

Për aktin mizor, kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, vitin e kaluar.

Rastin tronditës e pati denoncuar babai i djalit, i cili kishte njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari, i cili u dënua, ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.

/GazetaSinjali/