Pas rreth një muaji, kanë rënë në prangat e Policisë, dy vëllezërit e shpallur në kërkim për tentim vrasjen më 12 korrik në Pejë. Adem dhe Besnik Bulliqi sonte janë arrestuar nga Policia, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre tashmë është lëshuar urdhri për ndalim policor.
Ata dyshohet për therjen me thikë që ndodhi në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku një person u sulmua brutalisht.
Viktima ishte gjetur në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije, për çka edhe ishte dërguar në QKUK për trajtim.
Një ditë pas rastit, Policia i shpalli në kërkim dy të dyshuarit, të cilët qëndruan në arrati deri sonte, kur edhe u kapën.