Siguria publike në Kosovë konsiderohet se cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Së fundmi në Prishtinë, në prangat e Policisë ka rënë një i ri, i cili dyshohet për disa raste të vjedhjes, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi i arrestuar nga Policia në Prishtinë është 27-vjeçari, Moisi Rama.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 27-vjeçari dyshohet për së paku pesë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Këto vjedhje ai i ka kryer në disa biznese, në periudha të ndryshmë kohore.
Pas arrestimit nga Policia, 27-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbatje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.