image Ekskluzive: Bastisje nga Krimet Ekonomike në Gjakovë – Në shënjestër drejtori i patentë-shoferit dhe pronari i autoshkollës "Kader"

Ekskluzive

Ekskluzive: Bastisje nga Krimet Ekonomike në Gjakovë – Në shënjestër drejtori i patentë-shoferit dhe pronari i autoshkollës “Kader”

news image

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve, Kamer Shabanaj, si dhe pronarit të autoshkollës “Kader”, Saber Arifaj.

Bastisjet po zhvillohen në lokacione të ndryshme dhe dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer, ndërsa hetimet janë në fazë aktive.

Aksioni është duke u udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit dhe pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.

Sinjali po përcjell zhvillimet dhe do t’ju informojë me detaje ekskluzive në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/