image Ekskluzive: Bastisje në lokalin “Smile” tek rruga "B" në Prishtinë – I dyshuari kapet me armë zjarri dhe mbi 200 fishekë

Ekskluzive

Ekskluzive: Bastisje në lokalin “Smile” tek rruga “B” në Prishtinë – I dyshuari kapet me armë zjarri dhe mbi 200 fishekë

news image

Një aksion i përbashkët i Task Forcës dhe Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni, gjatë një bastisjeje në lokalin “Smile” në rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 04 korrik 2025, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit në lokal është ndaluar Y. K., rreth 29-vjeçar, të cilit në trup i është gjetur një revole me mulli me 6 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në ambientet e lokalit, policia ka sekuestruar edhe: 197 fishekë të tjerë, si dhe 7 fishekë shtesë të kalibrit 7.65mm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Sinjali do të vazhdojë të përcjellë rastet që lidhen me armëmbajtje pa leje dhe veprime të Task Forcës në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/