image Ekskluzive | Bastisje në Isniq të Deçanit: gjenden AK-47 dhe pistoletë, i dyshuari përfundon në ndalim për 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive | Bastisje në Isniq të Deçanit: gjenden AK-47 dhe pistoletë, i dyshuari përfundon në ndalim për 48 orë

news image

Një aksion policor në fshatin Isniq të Deçanit ka çuar në zbulimin e armëve të paligjshme dhe arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur më 21 prill, kur me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Xhevdet Shalën, rreth 59-vjeçar, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, dy karikatorë dhe 60 fishekë kalibër 7.62×39 mm, si dhe një pistoletë TT, me një karikator dhe 8 fishekë kalibër 7.62×25 mm.

Pas bastisjes, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/